frigoriferi_kashar_main frigoriferi_kashar_frigo_room frigoriferi_kashar_entrance frigoriferi_kashar_corridor_3 frigoriferi_kashar_corridor_2 frigoriferi_kashar_corridor

Misioni ynë

SEBI shpk ofron për palët e treta ambjente frigoriferike me qera, për ruajtjen dhe magazinimin e produkteve ushqimore të ngrira dhe të freskëta. Qëllimi kryesor i SEBI shpk është të ofrojë një shërbim cilësor në sektorin e logjistikës së ftohtë. Me një eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë, vazhdojmë të jemi lider në treg dhe të kërkojmë zgjidhje të reja për t'iu përgjigjur ndryshimeve të teknoligjisë në fushën e ruajtjes së ushqimeve sipas standarteve më të larta europiane edhe më gjerë. Ne jemi të fokusuar për të ofruar një shërbim me cilësi të lartë përmes burimeve njerëzore dhe pajisjeve të specializuara, duke siguar standarte sigurie dhe besueshmërie në shërbimet tona. Një monitorim i veçantë i kushtohet produktit në të gjitha fazat e proçesit teknologjik brenda zinxhirit të ftohtë. SEBI shpk synon të jetë partner kryesor i klientëve të saj nëpërmjet marrëdhënieve korrekte, afatgjata dhe arritjen e një niveli të shkëlqyeshëm shërbimi të orientuar drejt cilësisë globale. Misioni yne është të ofrojmë një sherbim cilësor sipas standarteve ndërkombëtare, siguri kundrejt konsumatorit, si dhe një bashkëpunim afatgjatë me partnerët tanë.

uni-10854-1999
iso-22000-2005