/images/frigoriferi_kashar_main.jpg

Historiku

Firma SE-BI SHPK është themeluar në vitin 1997 dhe ushtroi aktivitetin e saj kryesisht në importimin e produkteve të ngrira të mishit të gjedhit, derrit, shpendëve si dhe të perimeve të ngrira. Fillimisht, produktet depozitoheshin në frigoriferin e Tiranës, por prej vitit 2002, zyrat edhe ambjentet e magazinimit të Sebi shpk janë vendosur në autostradën Tirane - Durres, në Kashar, duke ofruar një pozicion komod për furnizimin e klienteve që vijnë nga rrethet. Ambjetet e magazinimit kanë një kapacitet prej 1500 ton, me kushte moderne dhe me cilesi e standarte europiane. Prej më shumë se 10 vitesh, ne ofrojmë edhe shërbimin e depozitimit të produkteve ushqimore të freskëta dhe të ngrira për palë të tretë. Frigoriferi ynë ka teknologji bashkekohore dhe ruan në kushte optimale produkte në temperatura të ndryshme siç e kerkon proçesi teknologjik i ruatjes nga 0 gradë celcius deri në -20 gradë celcius.

Ne jemi të çertifikuar nga ISO:220000-2005 dhe UNI 10854:1999

ISO 22000:2005
UNI 10854:1999

Organizimi

SEBI shpk ka ndërtuar kompleksin e tij frigoriferik me kapacitet ruatje prej 1500 ton, në një pozicion strategjik në autostradën Tiranë –Durrës, KM 7 Vendndodhja në zonën Industriale të Tiranës , ofron lehtësi dhe komoditet për biznesin dhe më gjerë. Duke marrë parasysh largesinë vetëm prej 10 Km nga Dogana e Tiranës, 30 Km nga Porti i Durrësit, si dhe vetëm 2 Km nga Tregu Agro-Ushqimor, krijohet mundësia që mallrat të transportohen lehtesisht pa u shqetesuar nga trafiku i rënduar dhe oraret e trafikut në Tiranë. Kjo vendosje gjeografike ofron një pozicion të favorshëm pasi lidhet me rrugë automobilistike si me Veriun dhe me Jugun e Shqiperisë.Dhomat frigoriferike janë të pajisura me sistem raftesh DRIVE-in dhe Europalet, duke lejuar operimin në temperatura magazinimi sipas nevojës nga -15°C deri në -18°C dhe nga 0 °C deri në 4 °C. Efikasiteti i sistemit të ftohjes me Freon R 404 A dhe mirëmbajtja e temperaturës së kontrolluar, garantohet me funksionimin e impianteve modern, të cilat monitorohen me sistem monitorimi dixhital.Zona e ngarkimit / shkarkimit është e izoluar,duke ofruar temperaturë të kontrolluar dhe duke garantuar mirëmbajtjen e proçesit të ftohtë. Në të gjitha zonat e frigoriferit ekziston një mbulim automatik dhe i vazhdueshëm i regjistrimit të temperaturës që monitorohet në kohë reale nga sondat e kalibruara. Sistemi i ftohjes menaxhohet dhe kontrollohet nga një sistem automatizimi PLC ,i aftë për të dërguar mesazhe alarmi dhe mesazhe SMS të diferencuara për çdo gabim të regjistruar, duke siguruar 24 deri në 24 asistencë në telefon.